(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1911, në Starje, Kolonjë. Më 28 maj 1945, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi «si armik i popullit», me 15 vjet burg, konfiksimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave civile dhe politike për 15 vjet. Më 29 prill 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor i Nënprefekturës së Kolonjës urdhëroi : «sekuestrimin e gjithë pasuris. Në qytetin Ersekë bashkë me dy xhaxhallarët e tij Selman e Sefedin Dume [shih]: 2 dyqane, 1 shtëpi. Në Starje, Koliovos, Pollovos, Gurguç, Berdishte etj. 1 shtëpi, 13 ara, 2 luadhe, 1 bahçe». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.312-313. Gazeta Zyrtare, 15 korrik 1946, f. 4-5; 30 korrik 1946
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit