DUSHKU Hajdar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Elbasan. Më 25 nëntor 1949, me vendim nr. 201, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi «se ka qenë polic për sigurimin e burgut, ka marrë pjesë në organizatë antipushtet të formuar brenda në burg dhe ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2887-2888

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]