DUSHKU Teki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Pirg, Pogradec. Më 28 prill 1950, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake territoriale e Korçës e dënoi për «organizim grupi, pjesëmarrje në të dhe agjitacion e propagandë», me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, 2072-2073, Fl.2753-2754

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]