DYLI Hidër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Bërdicë të Shkodrës, më 8 korrik të vitit 1909. U arrestua më 24 janar të vitit 1945 dhe pak ditë më vonë, më 31 janar të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me vdekje si «pjesëmarrës në Lëvizjen e Janarit». U ekzekutua më 11 shkurt 1945. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 706

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]