DYRMISHI Armint
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Fier. U dëbua për motive politike. Më 6 qershor 1992, me vendim nr. 8, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Fieri në Skrapar, prej 10 qershor 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 699-700

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]