(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1909, në Muzhakë, Skrapar. Më 26 prill 1948, u akuzua se «ka qenë kryetar i një grupi që kishte formuar në radhët e ushtrisë, ka propaganduar dhe agjituar në dëm të ushtrisë dhe të pushtetit popullor». U dënua 15 vjet burg me punë të detyruar dhe iu hoqën gradat. U lirua nga burgu më 27 prill 1949, me dekret 819. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.410-411
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]