(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Luftëtar i rezistencës antikomunste. Lindur në Krujë. Pinjoll i familjes nacionaliste Emiri. Në letrën e Ndue Gjomarkajt, djalit të kapidanit të Mirditës drejtuar Mustafa Merlikës, bëhet bilanci i vrasjeve dhe pasojave të sulmit të Sigurimit të shtetit në krahinën e Mirditës, ku figuron i rrethuar dhe i vrarë në përpjekje me forcat e sigurimit Qamil Emiri. Vrarë më 1952. Mustafa Merlika Kruja: Kuvendim me miqtë, Familja Gjomarkaj dhe Zef V. [orf] Nikaj, Omska 1, Tiranë, 2012, F. 75; letër e 28 majit 1952
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]