FASHA Shkëlqim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1964. U arrestua më 8 gusht 1967, dhe më 28 shtator të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Korçës deklaroi pushimin e çështjes në ngarkim të këtij të pandehuri, të akuzuar për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes, mbetur në tentativë», dhe dërgimin e tij për mjekim të detyruar në spitalin Psiko-Neurologjik të Elbasanit. F. 1, Viti 2013, D. 9, f. 209.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]