FERHATI Dalan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1916, në fshatin Vrehonë të Çamërisë. U arrestua më 31 nëntor 1944. Më 11 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte, armik të popullit, anëtar të Ballit Kombëtar, kolaboracionist me Nuri Dinon, dhe përçarës ndërmjet minoritetit grek dhe shqiptarëve», dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave dhe me konfiskimin e pasurisë. Vendimi u ekzekutua më 13 tetor 1946. F. 1, V. 2013, D. 9, Fl. 343-344.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]