FERKO Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Beçovë, Fier. Më 18 shkurt 1955, me vendim nr. 18, Kolegji ushtarak, i Gjykatës së Lartë, e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. U akuzua për «pjesëmarrje në një grup kundër pushtetit popullor me qëllim sabotimi dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 627-628.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]