FERRA Xhelil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Peshkopi, në vitin 1916. Më 14 janar 1978, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit», dhe e dënoi me nëntëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 171.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]