FETAHI Hazis
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Me vendim nr. 29 dt. 25 gusht 1945, Komiteti Ekzekutiv N/Prefekturës Lumës, Fier, urdhëron sekuestrimin e pasurive të të arratisurit politik Hazis Fetahit «se ka qenë organizator i fuqis vullnetare qi vajti në Vlonë kundër Lëvizjes N.Ç. në kohët e Fashizmit Italjan: ara e Sallahit 2 dynym, ara në Hurdha 1 dynym, livadhi Vrithna 3 dynym». Gazeta zyrtare, 27 shtator 1945, F. 4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]