FIDHI Panajot
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, në 10 maj të vitit 1904. Më 5 janar 1952, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë shoviniste me elemente armiqësore të ndryshme që kanë synuar të rrezikonin me dhunë organet e pushtetit popullor», dhe e dënoi me 12 vjet privim lirie, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme dhe me humbjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. Po atë ditë Gjykata e Lartë e modifikoi këtë vendim dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie dhe punë të detyruar. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 70-71.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]