FRASHËRI Fehim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Përfundoi studimet në Moskë në degën Tregëti-Financë. Punoi për një kohë në dikasterin e Tregëtisë së Jashtëme dhe Atashe Tregëtar i Shqipërisë në Pragë. Më 1968, në kohën e zhvillimit të grushtit të shtetit, niset me avion me familjen për në Moskë prej nga kërkon të niset për në Perëndim. KGB e arreston dhe e kthen me avion në aeroportin e Rinasit, ku e arrestojnë bashkë me gruan, Lumturinë.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]