FRASHËRI Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Diplomat, konsull shqiptar në Korfuz. Përfundoi studimet në Athinë për drejtësi 1925-1929. Më 1944, kthehet në Tiranë me të shoqen greke dhe vajzën. Punon në Ministrinë e Jashtëme deri më 1952. I arrestojnë vajzën Makbulen që u dënua 12 vjet [shih]. Arrestohet dhe internohet dhjetë vjet në kamp internimi, në Kuç të Tepelenës, ku u sëmur rëndë dhe vdiq. Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, F. 545-547.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]