FRASHËRI Eqerem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, më 3 dhjetor të vitit 1927. Më 25 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës civile dhe politike për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu ul në 5 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1971, dhe më 4 nëntor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]