FRROKU (frashëri) Nerime (Makbule)

FRROKU (frashëri) Nerime (Makbule)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korfuz të Greqisë, më 11 shtator të vitit 1927. Më 7 maj 1953, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës së arratisjes dhe të agjitacionit e propagandës kundër shtetit», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Ky vendim u ndryshua nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, i cili e dënoi për krimin e mësipërm me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1965, dhe më 31 dhjetor të po atij viti, Gjykata Popullore e Tiranës, mbështetur në nenin 180/I të K. Penal, e dënoi me 4 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 82-83.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]