FUSHA Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Farkë të Tiranës, në vitin 1902. U arrestua më 14 shkurt 1945, dhe më 23 qershor të po atij viti, Gjykata e Komisionit të Hetimit të Krimeve të Luftës e deklaroi fajtor si «bashkëpuntor të aparatit terrorist të okupatorit, dezertorit të frontit Nacional Çlirimtar», dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtës civile e politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë (dënim i kombinuar). F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 21-22.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]