(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vlorë, në vitin 1928. Më 21 tetor 1972, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes» e «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e dekoratave. U ridënua më 13 prill 1974 për «tentativ arratisje» edhe me 10 vjet të tjera. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 361.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]