GARDINI At Jak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi në Friuli, Prodolone di San Vito Tagliamento, në provincën e Pordenones, Itali, më 24 shtator 1905. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare hyri në Shoqërinë e Jezuit (12 nëntor 1923). Pas dy vjetësh rishtarie në Goricie dhe pas viteve të përgatitjes filozofike kaloi në Kieri për të ndjekur kursin trevjeçar të filozofisë. Duke filluar që nga viti 1930, kaloi disa vjet si mësimdhënës në Shqipëri. U shugurua meshtar më 15 korrik 1936 në Kieri. Vitin e tretë të provës (1937-1938) e kreu në Pare le Monial të Francës. Më vonë u caktua mësues në Kolegjin e Shën Françesk Saverit dhe në Seminarin Papnor në Shkodër. U arrestua më 1945, dhe u dënua me 10 vjet burg. Pas kryerjes së dënimit, më 1955 u kthye në Itali. Me përmbysjen e regjimit komunist, u kthye në Shkodër, për të jetuar dhe punuar. Giacomo Gardini, Dieci anni di prigionia in Albania (1945-1955), Edizioni «La Civiltà Cattolica», Roma, 1986.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]