GEGA Bardhok Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 janar të vitit 1951, në fshatin Kurpnesh të rrethit të Mirditës. U arrestua më 27 prill 1977. Më 8 korrik të po atij viti, me vendim të Gjykatës së Rrethit të Mirditës, u dënua me shtatë vjet heqje lirie «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit. U lirua me dekret nr. 6656, datë 28. 10. 1982. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Gjykata e Lartë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, Tiranë, 17. 2. 1992.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]