GEGA Faslli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 mars të vitit 1921, në fshatin Perondi të Kuçovës. U arrestua më 13 shtator 1944. Më 7 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor «për krimin pjesëmarrjes në Organizatën e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Me dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia zbriti dënimin në 10 vjet heqje lirie. U lirua më 16 korrik 1954. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 660-661.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]