(Person i dënuar nga regjimi komunist)
E bija e Beso Gegës [shih]. Lindi në vitin 1917, në Gjirokastër. Më 22 nëntor 1956, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtore «për krimet e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e spiunazhit dhe të tentativës së arratisjes, si dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 115.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]