GJANI Dom Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik. Lindi më 1909, në Pult, Dukagjin. U diplomua për teologji-filozofi në Antonianum, Romë. Shërbeu famullitar në Orosh, Mirditë. Më 1945, u arrestua nga forcat e diktaturës, vdiq në burgun e Shpalit, Mirditë, nga torturat, pa dalë në gjyq. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës (Tiranë: Kumi, 2009), 332.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]