GJEÇI Pertef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Zhulat, Gjirokastër. Arrestuar në 4 tetor 1946. Më 1 prill 1947, me vendim nr. 95, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për “agjitacion e djegie shtëpie, për marrje pjesë në luftime kundër forcave partizane”, me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës politike për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 16-17

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]