GJERGJI (çerri) Prengë Nikollë

GJERGJI (çerri) Prengë Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Oficer, antikomunist. Lindi më 12 gusht të vitit 1896, në Milot të rrethit të Kurbinit. U arrestua më 14 maj të vitit 1951 dhe, me vendim nr. 198, datë 23 korrik 1952, Gjykata Ushtarake Territoriale e Tiranës u deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundërshtare», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 1 vit kohë. Ky vendim mori formë të prerë nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendim nr. 419, datë 17. 08. 1952. Vdiq nga torturat në burgun e Tiranës, më 28 janar të vitit 1954. Republika e Shqipërisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kurbinit, Nr. Regj. 270-166, Nr. 922-212 i vendimit, datë 09. 10. 2014.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]