GJERGJI Jazo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1882, në Gusmar, Tepelenë. Arrestuar më 20 dhjetor 1944 dhe ekzekutuar më 5 gusht 1945, bazuar në dokument të Drejtorisë së Burgjeve (6 gusht 1993). Bazuar në regjistrin e gjendjes gjyqsore, rezulton që J. Gj është pushkatuar, pastaj i janë bërë shkresat gjysësore. Sipas regjistrit, më 25 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Delvinës e dënoi si «kriminel lufte, se ka marrë pjesë në formacionet tradhtare të vendit e të okupatorit», me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 370-371-372; Liria, 19 tetor 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]