GJERGJI Prek Kol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Shelqet, Shkodër. Arrestuar më 3 nëntor 1946. Më 8 dhjetor 1946, me vendim nr. 682, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi “si inspirator dhe organizator i vrasjes së Ndoc Shtjefnit”, me burgim të përjetshëm dhe konfiskim pasurie. Vdekur në burg më 10 gusht 1948. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 288-89

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]