GJERGJI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926 në Shijak. Arrestuar më 15 mars 1945. Më 22 qershor 1945, Gjykata e Tiranës e dënoi për «krime gjatë luftës», me 15 vjet burg. Liruar më 28 nëntor 1949. Arrestuar sërish më 29 maj 1951. Më 21 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e Tiranës e ridënoi për «agjitacion e propagandë» dhe për tentativë arratisjeje me 18 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Liruar më 23 maj 1964. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 183-184

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]