GJIKA Polimia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Sopik, Gjirokastër. Më 8 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për tentativë arratisje jashtë shtetit, me 5 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 10-11

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]