(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Borsh, Sarandë. Më 30 shtator 1991, me vendim nr. 1374, Gjykata e Sarandës vertetoi njohjen e faktit juridik të vrasjes nga forcat komuniste për motive politike, të Z. Gj., në maj të 1944. Më 9 shkurt 1946, me vendim nr. 31, Komiteti Ekzekutivi K.N.Çl i Nënprefekturës së Sarandës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë së tundshme dhe të patundshme të të arratisurit Z. Gj., nga katundi Borsh». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 375-376; Gazeta Zyrtare, 29 maj 1946, f. 6; Liria, 13 tetor 1993
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]