GJINI Dhoksi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Fier. Është dëbuar për motive politike. Më 19 nëntor 1992, me vendim nr. 18, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fieri në Rrapes, Lushnje, prej 25 korrikut 1967 deri më 10 prill 1973. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 758-759

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]