GJINI Nikoll Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1961, në Lezhë. Më 4 dhjetor 1984, me vendim nr. 73, Gjykata Shkodër e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje mbetur në tentativë» dhe «agjitacion e propagandë», me 14 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 705-706

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]