GJINI Tuni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1901, në Rrapëz, Lushnjë. Më 1950 u shpall kulak se zotëronte «150 dyl. tokë, 4 pendë qe, 40 lopë, 300 dhen, 30 kuaj, 10 buallica, 2 palë shtëpi, 7 hyzmeqarë, 6 bujq, 15 pendë me hak». Më 2 gusht 1951, me vendim nr. 194, Gjykata e Lushnjës e dënoi se refuzoi të dorëzonte 1662 kg grurë, me 4 vjet burg. Gruri ishte pjesë e tatimit për kulakët: u lihej sa për të ngrënë dhe gjithçka tjetër u merrej me vendim të Komitetit të Partisë së Rrethit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 250

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]