GJINI (uksani) Gjin Pal

GJINI (uksani) Gjin Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Skuraj, Milot. Më 10 janar 1945 është internuar, për çështje politike, në Berat dhe pastaj ka vazhduar internimi në Kuçovë e Tepelenë, deri më 1952. Më 6 nëntor 1993, me vendim nr. 397, Gjykata e Laçit njohu faktin e vdekjes së tij në kampin e Tepelenës, më 16 shkurt 1952. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 314-316

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]