GJOÇI Rustem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Peshkopi. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit, së bashku me prindërit, nga Dibra në Berat, prej 20 qershorit 1946 deri më 30 gusht 1949, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 283-284

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]