(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. Lindi më 1918, në Shkodër. Më 1942, u emërua famullitar i Mazrekut, ku shërbeu deri ditën e arrestimit. U arrestua më 1946, me akuzën “se ka strehue Dom Alfons Trackin e Ndoc Jakovën, ka pasë lidhje të ngushta me të arratisurit e luftës, është bërë strehë dhe bazë për të arratisurit, ka marrë pjesë në mbledhjet që kanë bërë të arratisurit, ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të reaksionit të arratisur.” Më 27 prill 1946, u dënua me 8 vjet burg me punë të rëndë, heqjen e të drejtave civile për aq kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Pas burgut punoi sërish si meshtar, deri më 1967. Me mbylljen e kishave vazhdoi të kryente shërbime fetare në fshehtësi, për këtë iu bënë mbledhje diskredituese nga pushtetarët. Vdiq më 1979. At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, vëll. 1, (Shkodër: Hylli i Dritës, 1995), 203; Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 2 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 568-73.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit