(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1903, në Shkodër. Më 25 shtator 1945, me vendim nr. 216, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi si «kriminel lufte e armik i popullit» me 30 vjet burg me punë të rëndë. I zbritet dënimi në 20 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale dhe konfiskim pasurie. Më 28 qershor 1946, me vendim nr. 121, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malësisë së Madhe, urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë», së Gj. Gj., nga katundi Pjetroshan. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 742-743; Gazeta Zyrtare, 5 shtator 1946, f. 4
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]