GJOKA Martin Gjok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1948. Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Puka në Tepelenë, prej 15 qershorit 1949 deri më 10 dhjetor 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 350-351

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]