(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Pepel, Gjirokastër. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Gjirokastra në Krujë, prej prillit 1946 deri më prill të 1950. Arrestuar më 26 qershor 1963. Më 30 shtator 1964, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë e dënoi për “tradhëti dhe agjitacion e propagandë“, me 20 vjet burg dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 130-131
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]