GJOKA Pavlin Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1963, në Pukë. Më 21 dhjetor 1986, me vendim nr. 147, Gjykata Krujë e dënoi për “tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes”, me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 14 nëntor 1990, me vendim nr. 290, Gjykata e Elbasanit e dënoi me 3 muaj burg, “për fyerje të organeve të larta të Partisë e shtetit. ” AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 240-241

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]