GJOLENA Hajri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1948, në Tepelenë, në vendin e internimit. Më 12 janar 1992, me vendim nr. 2, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit të familjes së tij nga Elbasani në Tepelenë, Berat, Lushnjë, prej 3 prillit 1946 deri më 1952, dhe të vetë H. Gj., që nga dita e lindjes. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 622-623

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]