GJONI Gjon Lush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Krajnë, Lezhë. Më 25 dhjetor 1978, me vendim nr. 81, Gjykata Lezhë e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 9 vjet burg. Më 13 nëntor 1986, me vendim nr. 251, Gjykata Shkodër e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje mbetur në tentativë» me 16 vjet burg. Falur dënimi më 20 nëntor 1989. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 679-680

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]