(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1945. Djali i Bego Gjonzenelit [shih] dhe vëllai i Bardhosh Gj. [shih]. U arrestua disa herë, u torturua dhe i bëhej presion për t’u bërë bashkëpunëtor i Sigurimit. Më 1972, Dega e Brendshme e Vlorës e dërgoi në spitalin e Elbasanit. Më vonë e mbyllën në spitalin psikiatrik të Vlorës, ku gjendej dhe pas rrëzimit të diktaturës. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, FL. 46-48
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]