GJURA Preng Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Lezhë. Më 19 maj 1950, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «krimin kundër shtetit» me 20 vjet burg punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 27 maj 1977, me vendim nr. 26, Gjykata Mirditë e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 469-470

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]