GJURRA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942 në Reç, Dibër. Është internuar për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Dibra në Berat, prej 12 majit 1945 deri më 22 gusht 1948. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 83-84

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]