(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1919. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kukësi në Tepelenë, prej 20 shtatorit 1948 deri më 16 nëntor 1953. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 145-146
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]