GJYLI Behije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Korçë. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 28 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim dhe dëbimit nga Devolli në Fermën Çlirimi dhe Radostinë (Fr), prej 1950 deri më 6 shtator 1987. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 582-583; D. 11, Fl. 262-263

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]