(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 14 prill të vitit 1931, në fshatin Braçanj të Devollit. Më 7 mars 1985, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor «për tradhti ndaj atdheut, për vënie në shërbim të agjenturës dhe pjesmarrje në një organizatë kriminale kundër pushtetit popullor në bashkëpunim» dhe për «agjitacion e propagandë», ndaj e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 570-570/1.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]