HABILAJ Selman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1891, në Velçë, Vlorë. Më 15 gusht 1950, me vendim nr. 469, Gjykata Ushtarake Durrës e dënoi për «faje kundër popullit, agjitacion e propagandë dhe ka ndihmuar familjet e të arratisurve» me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 538-539

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]